“Komisioni hetimor për shëndetësinë do të jetë ‘mollë sherri’”, Korreshi: PD po përgatit një stinë protestash në çdo cep të Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka rritur tonin e kritikave dhe akuzave ndaj qeverisë në një komunikim të drejtpërdrejtë në News24, duke paralajmëruar për një sezon të nxehtë politik dhe hetime të reja në lidhje me koncesionet në shëndetësi dhe aktivitetin e deputetëve të mazhorancës.

Korreshi ka konfirmuar se komisioni hetimor mbi koncesionet në sektorin e shëndetësisë, do të nisë punën që nga e hëna. Ai e ka cilësuar këtë komision si një “mollë sherri” dhe një burim potencial për debate të forta politike. Korreshi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si “arkitekt” të këtyre koncesioneve dhe ka shprehur besimin se mazhoranca do të bëjë gjithçka për të shmangur thirrjen e Ramës për të dëshmuar para komisionit hetimor.

“Ky komision mendoj se do të jetë një pikë tensioni dhe debate. Kryeministri është njeriu që ka ideuar këto koncesione në shëndetësi dhe besoj se mazhoranca ka një kleçkë këtu, që të mos na lejojë të thërrasim Edi Ramën,” ka thënë Korreshi.

Në lidhje me komisionin për mandatet dhe veprimtarinë e deputetit Vullnet Sinaj, Korreshi ka akuzuar kolegët e Partisë Socialiste për përpjekje për të minimizuar rëndësinë e situatës. Ai ka shprehur shqetësim për rritjen e aktivitetit ekonomik të Sinaj që nga momenti kur ai u bë deputet në vitin 2017, duke ngritur pyetje mbi mundësinë e një rritjeje të pasurisë përmes aktiviteteve të tij biznesore. Korreshi ka theksuar se Sinaj ka marrë para publike përmes prokurimeve publike dhe ka kërkuar transparencë në këtë çështje.

“Nuk dua të aludoj, pasi mund të jetë rezultat i biznesit të tij, por ka një ekspansion të jashtëzakonshëm të aktivitetit të tij ekonomik që nga koha kur ka ngritur kuotat e tij,” ka thënë Korreshi.

Në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Korreshi ka bërë të ditur se ka një axhendë për organizimin e një “stine protestash” në të gjithë Shqipërinë. Ai ka deklaruar se këto protesta do të jenë të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë aktuale, duke paralajmëruar një sezon të nxehtë politik përpara.

“Ka një plan për të organizuar protesta në çdo cep të Shqipërisë. Këto protesta do të vazhdojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie,” ka përfunduar Korreshi.

Arena e Lajmit

“Komisioni hetimor për shëndetësinë do të jetë ‘mollë sherri’”, Korreshi: PD po përgatit një stinë protestash në çdo cep të Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook