Nënë Tereza është krenaria jonë kombëtare dhe simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare.
Kështu ka shkruar presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim të ndarë në rrjetet sociale në lidhje me shenjtërimin e Nënë Tereës.
Meta shton se festimi i kësaj dite, është një reflektim për rëndësinë e të jetuarit të veprës së saj duke ndjekur shembullin e dashurisë, solidaritetit dhe humanizmit.
Postimi i plotë:
Shën Nënë Tereza, krenaria jonë kombëtare dhe simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare, është një frymëzim që duhet të na shtyjë çdo ditë të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Festimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës nuk është vetëm një ditë kremtimi për shqiptarët, por edhe një reflektim për rëndësinë e të jetuarit të veprës së saj duke ndjekur shembullin e dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit, për t’i shërbyer me përulësi dhe përkushtim kujtdo që ka më shumë nevojë.