Lau makinën dhe fshiu pamjet nga kamerat/ Vrasja e Enver Ballës, ja si tentoi autori të fshihte gjurmët e krimit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shënavlash, ku djali 30-vjeçar Esmerald Balla vrau babain e tij dhe e hodhi në pus.

Gazetari Igli Çelmeta në një raportim për Balkanëeb bëri të ditur se autori i vrasjes ka fshirë të gjitha provat e ngjarjes duke tentuar të mos lërë asnjë gjurmë.

Me makinën e tij autori sëbashku me shokun e tij, tashmë të arrestuar, Edison Brahaj, kanë transportuar trupin e Enver Ballës, dhe e ka hedhur në pus.

Vrasja ka ndodhur rreth 1 km nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i 62-vjeçarit.

Gazetari Çelmeta bëri të ditur se Esmerald Balla, pasi ka transportuar trupin e pajetë, ka pastruar dhe larë makinën për të fshirë çdo gjurmë.

Madje, jo vetëm kaq, por  autori ka fshirë edhe pamjet nga kamerat që monitoronin banesën.

Gazetari Çelmeta bëri të ditur se pamjet janë fshirë nga data 13 gusht dhe kjo është vërtetuar pasi policia ka sekuestruar DVR, ku nuk kishte pamje që nga kjo datë, kur ka ndodhur krimi.

Po ashtu Esmerald Balla pas krimit ka mbyllur edhe rrjetet sociale.

Para organeve hetimore, 30-vjeçari ka deklaruar se armën e kishte babai.

Më parë Enver Balla është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste arma.

Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij.

Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në një banesë me babanë e tij dhe bashkëjetuesen e babait (njerkën), pasi nëna i ka vdekur 5 vite më parë.

Arena e Lajmit

Lau makinën dhe fshiu pamjet nga kamerat/ Vrasja e Enver Ballës, ja si tentoi autori të fshihte gjurmët e krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook