Ina Zhupa: Hapni Eco Kampusin në Sarandë, 348 mln të harxhuara dhe i pa vënë në funksion prej 7 vitesh

Deputetja Ina Zhupa në nisje të vitit të ri shkollor të hënën kërkon hapjen e shkollës së re të Sarandës, e quajtur Eco Kampus, e cila prej 7 vitesh nuk vihet në funksion, edhe pse janë harxhuar 348 milion lekë.

Zhupa shprehet se shndërrimi i godinave të rezidencave qeveritare në një shkollë për komunitetin, e propaganduar që në mandatin e parë të socialistëve si sukses, ka ngelur thjesht mashtrim.

Zhupa denoncon edhe faktin që mos hapja e shkollës për mësim, mund të lidhet me rimodelimin e kësaj zone, edhe dhurimin e truallit dhe godinës te ndonjë klient i pushtetit duke u nisur nga pohimi i kryetarit bashkisë Sarandë se FSHZH po bën një studim të ri për zonën ndaj nuk hapet.

Deputetja Ina Zhupa njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit e Edukimit sjell në vëmendje denoncimet e saj që nga viti 2021 dhe deri sot si përfaqësuese e Sarandës dhe mungesën e reagimit të ministrisë së arsimit. Ajo kërkon nga ministria Manastirliu vënien në funksion të shkollës së mbaruar pasi që nxënësit e Sarandës ndërkohë kanë bërë mësime me turne, në shkolla të amortizuara dhe paratë e qytetarëve janë harxhuar.

Postimi i plotë nga Ina Zhupa

Eco Kampus, shkolla e re e Sarandës mbahet i mbyllur prej 7 vitesh pasi u harxhuan 348 milion lek. A kanë ndërruar mendje për ta dhënë truallin apo godinën te oligarkët?!

Të hënën nis viti i ri shkollor dhe përsëri pas 7 vitesh që është ndërtua shkolla e re në Sarandë nuk vihet në funksion.

Si deputete, përfaqësuese edhe e Sarandës, vit pas viti e kam denoncuar edhe kam kërkuar që të vihet në funksion shkolla e quajtur Eco Kampus në Sarandë.Kjo shkollë është ndërtuar në ish godinën e residencave qeveritare. Qeveria Shqiptare financoi projektin në vitet 2016 dhe 2017 duke dhënë në total 347 milionë e 771 mijë lekë ndërsa kontrata e lidhur me 21 dhjetor 2015 mes Bashksië Sarandë dhe fituesit të tenderit kishte vlerën e 270 milionë lekëve. Paratë u shtuan por nuk u shtua angazhimi për ta vënë në funksion dhe prej 2017 rri e mbyllur pa asnjë arsye.

Së fundmi nga retorika që çdo vit thoshin do jetë gati ka ndryshuar tek nuk e dimë se çfarë do bëhet. Kryetari i Bashkisë Caci është shprehur në mbledhjen e këshillit bashkiak se po bëhet një studim i ri për zhvillimin e zonës nga Fondi Shqiptar për Zhvillim. Pra pasi u harxhuan miliona nga taksat, ndërkohë që fëmijët e Sarandës mësojnë me turne, në godina të amortizuara, pa mjetet e kohës, mendohet që edhe shkolla e premtuar mos tju jepet. Ndoshta ish godinat e rezidencave qeveritare mund të kthehen në rezidenca klientësh të pushtetit me llogjikën e studimit të ri. Ndërkohë që studimi nuk mund të prek një shkollë për të cilën janë harxhuar paratë, edhe i shërben komunitetit.

Denoncoj me forcë këtë neglizhencë, shpërdorim të parasë publike dhe mos përgjegjësi dhe i kërkoj si deputete por edhe si kryetare e komisionit të Edukimit, ministres Manastirliu të marrë masat që ta hap shkollën Eco Kampus me nisjen e vitit të ri shkollor.

Arena e Lajmit

Ina Zhupa: Hapni Eco Kampusin në Sarandë, 348 mln të harxhuara dhe i pa vënë në funksion prej 7 vitesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook