Miqësore/ 4 gola, por Kukësi nuk i’a del të fitojë

Ekipet e kategorive të ndryshme në Shqipëri po përfitojnë nga pauza e Kombëtareve. Disa prej tyre po pushojnë, e disa të tjera nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe po zhvillojnë miqëosre.

Ditën e sotme është zhvilluar miqësorja mes Turbinës së Cërrikut, ekip i Kategorisë së Dytë  dhe Kukësit, të cilët janë pjesë e Kategorisë së Parë. Kjo sfidë përfundoi në barazim 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht vendasit, të cilët gjetën golin me Tofik në minutën e 18-të. Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, Kukësi barazoi shifrat me anë të Ouen.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Turbina ishte përsëri më kërkuese, duke gjetur golin e dytë. Ishte përsëri Tofik që rikaloi në avantazh Turbinën në minutën e 50-të. Ndërsa për të vulosur rezultatin në 2-2, mendoj Beshiraj në minutën e 63-të, duke mbyllur në barazim ndeshjen.

Arena e Lajmit

Miqësore/ 4 gola, por Kukësi nuk i’a del të fitojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook