Një sasi e madhe kokaine është zbuluar nga policia pas ndjekjes së një motorri në autostradën A7 në kufirin midis provincave të Xhenovas dhe Alessandria. Ka qenë një aksident që ka ndodhur rreth orës 06:15 ai që ka cuar në zbulimin e drogës.
Pas rënies, drejtuesi e kuptoi se ishte e pamundur të vazhdonte me mjetin me të cilin udhëtonte, ndaj duke pasur parasysh situatën vendosi të braktiste me shpejtësi motorin dhe gjithçka kishte me vete në vend.
Lënda narkotike ndodhej në disa pako, 35 kg kokainë. Menjëherë pas tij ishte një makinë në të cilën ai hipi dhe u zhduk shpejt. Eshte makina me targa spanjolle.
Policia rrugore ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për kapjen e të arratisurve. Droga u gjet dhe u sekuestrua nga Karabinierët e kompanisë San Martino. Është sekuestruar edhe motori me targa shqiptare. Hetimet kanë nisur edhe nga patrulla e policisë Sampierdarena për të rindërtuar dinamikën e saktë të asaj që ka ndodhur.