Ardit Deliu ka lënë fushën e lojës në miqësoren e djeshme të Vllaznisë ndaj Otrant që në pjesën e parë, pasi ka pësuar një dëmtim.
Për të mos rrezikuar, stafi kuqeblu e ka zëvendësuar me Zaganjorin, ndërsa më shumë detaje në lidhje me shkallën e dëmtimit të mesfushorit do të mësohen sot.
Në pamje të parë nuk duket një dëmtim serioz, më shumë stafi ka menduar për ta ruajtur lojtarin para sfidës me Egnatian.