“Po ku ia fut Pm Sarës..”/ Ish-banori i BBV flet për çiftet e krijuar në reality-show: Einxhel dhe Dagz nuk kanë kohë për…

Kledi Hysa është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother Vip” edhe pse rrugëtimi i tij në format nuk ishte shumë i gjatë. 

Ai krijoi shumë miqësi brenda shtëpisë, të cilat duket se i ka ruajtur edhe jashtë. Kjo gjë konfirmohet nga postimet e vetë modelit, i cili shfaqet shpesh në rrjetet sociale me ish-banorë të tjerë.

Së fundmi ai është pyetur në lidhje me raportet që ka me dy çiftet që u krijuan brenda shtëpisë, Sarah-Pm dhe Einxhel-Dagz. Teksa zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, njëri nga ata e pyet:

“Sarah apo Pm, cili është më i mirë?”

Ndërsa modeli pa u menduar dy herë zgjodhi Sarah Berishën:

“Po ku ia fut Pm Sarës… Amana tani, ku ka si Sarah. Pm e dua fort po Sarah…”

Ndërkohë Sarah dhe Pm janë përgjigjur përmes një tjetër videoje, ku i thonë Kledit se “e duan shumë.”

“Si i ke raportet me Einxhel dhe Dagz?”– pyet një tjetër ndjekës.

“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira, por kohët e fundi nuk kanë pasur kohë për ne ato.”- shprehet Kledi Hysa.

“Po ku ia fut Pm Sarës..”/ Ish-banori i BBV flet për çiftet e krijuar në reality-show: Einxhel dhe Dagz nuk kanë kohë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook