Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Asambleja Kombëtare e PS-së ka kërkuar të miratojë anëtarët e Asamblesë Rinore të PS-së, që është edhe projekti i lançuar sot nga kreu socialist, si strukturë që do të veprojë në këtë parti në kuadër të asaj që konsiderohet si ri-energjizimi i PS-së.
Rama ka propozuar që zv.Kryetarë të Asamblesë të votohen Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho, ndërsa për Sekretar të Asamblesë ka propozuar Tonin Belerin, zv.Kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Kryeministri tha se e gjithë partia duhet të bëhet një platformë e hapur për cilindo që do të na bashkohet. Ai vuri theksin në angazhimin fizik, shpirtëror, politik, të matshëm, në territor, dhe jo me lobime nga kafeneja.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë, Kryeministri bëri të ditur edhe emrat e drejtuesve Politikë të PS në qarqe, ku në Tiranë, që është edhe qarku më i madh dhe me peshën më të lartë elektorale do të ketë 3 drejtues që janë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.
Ndryshime ka pësuar në disa qarqe, si në Shkodër, Durrës dhe Berat që Edi Rama ua ka besuar drejtimin politik Kryebashkiakëve në detyrë. Ndërkohë Belinda Balluku është zhvendosur nga Dibra në Fier, ndërsa në Dibër ka hyrë si drejtues politik, Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Taulant Balla nga drejtues politik i Fierit është caktuar si drejtues politik i Diasporës. Ndërkohë në Elbasan, Damian Gjiknuri është zëvendësuar nga Arbjan Mazniku.
Të pandryshuar kanë mbetur drejtuesit politikë në Qarqet Lezhë, Korçë e Kukës, që Rama ua ka besuar përkatësisht Ulsi Manjës, Niko Peleshit dhe Pandeli Majkos.
Drejtuesit politikë
Qarku Tiranë
Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu
Durrës
Emirjano Sako
Shkodër
Benet Beci
Lezhë
Ulsi Manja
Kukës
Pandeli Majko
Elbasan
Arbjan Mazniku
Fier
Belinda Balluku
Korçë
Niko Peleshi
Gjirokastër
Kumbaro
Berat
Ervin Demo
Vlorë
Bledi Çuçi
Dibër
Blendi Gonxhe
Drejtuesi politik për Diasporën
Taulant Balla