Këtë të hënë pasdite Kosova do të masë forcat me Qipron, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Tifogrupi Dardanët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se do të përkrahë përfaqësuesen në maksimum, pavarësisht situatës.
“Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte. Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm. Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, shkruan tifogrupi.