Gjyqi ndaj Mediut/ Ish-ministri i Mbrojtjes kërkesë GJKKO-së: Të ripërsëritet akt-ekspertimi i dëmit ekonomik

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaccme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Policcanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të munivioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apëlit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta. Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Gjyqi ndaj Mediut/ Ish-ministri i Mbrojtjes kërkesë GJKKO-së: Të ripërsëritet akt-ekspertimi i dëmit ekonomik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook