Një person, i cili tentoi t’i shpëtojë kapjes nga policia, ka përfunduar në Lanë megjithë mjetin që drejtonte.
Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta, i cili në një raportim për Arena e Lajmit shprehet se personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga policia.
Gazetari bëri të ditur për t’u shmangur arrestimin, personi është larguar me motor dhe ka rënë në Lanë. Mësohet se ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut.