Marvin Çuni është bashkuar me Rubin Kazan në Rusi. Klubi italian, Frosinone, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare, ka njoftuar se ka shitur kartonin e sulmuesit shqiptar te ekipi rus.
“Frosinone Calcio njofton se ka arritur marrëveshje me klubin sportiv Klub Rubin Kazan për shitjen e futbollistit Marvin Cuni. Sulmuesi i lindur në vitin 2001 kalon te kjo skuadër në mënyrë përfundimtare” – shkruan klubi.
Marvin Çuni do të ketë shokë skuadre, Mirlind Dakun. Çuni, te Frosinone, ka luajtur 25 ndeshje.
(J.S/)