Nuk ka shpëtim për Manchester City. Kampionët në fuqi të Anglisë do të dalin përpara një komisioni të pavarur të hënën më 16 shtator për shkeljet e pretenduara të Fair Play-it Financiar. Pas një hetimi të vitit 2018, Cityzens akuzohen nga Federata Britanike e Futbollit për 115 shkelje, të cilat i referohen një periudhe 10-vjeçare.
Sanksioni më i mundshëm për momentin është një gjobe prej jo më pak se 415 milionë euro. Nuk përjashtohet gjithashtu, edhe heqja e pikëve.