Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin

Është rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Berishën dhe Malltezin.

Si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

SPAK mori të pandehur përpara dy ditësh Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Berisha është nën akuzë për korrupsion pasiv. Ndërsa, dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook