Një banderolë e veçantë është vendosur në hyrje të ambienteve ku do të zhvillohet mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e grupit parlamentar të PS. Në foto shihet kryeministri i cili rrethohet nga një numër i lartë qensh “të tërbuar”, ndërsa në fund të saj shkruhet: Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë.
Kjo banderolë ndodhet në pronën e biznesmenit Gjergj Luca, i cili ka sqaruar kuptimin e posterit.
“Banderolën nuk e vendosa unë. Por shikoje, ai është mëse i lexueshëm. Mbrëmë erdhi një grup kosovarësh këtu, më thanë jemi deputetë edhe gazetarë nga Kosova. M’u lutën që ta vendos për fundjavë këtë baner. Nuk e di se cilët deputetë ishin, unë njoha vetëm Milaim Zekën, që më tha se këta janë të opozitës.
Unë as në Kosovë e as këtu nuk njoh njeri. Në Kosovë, me përjashtim të Hashim Thaçit, unë nuk njoh politikan tjetër. Nga tanët, njëri është më i bukur se tjetri. Luljeta Bozo është e mrekullueshme, është grua, nënë, intelektuale e mrekullueshme. Madje, ju të mediave, iu akomodova. jeni të mrekullueshëm”, tha biznesmeni Luca.
(Arena e Lajmit)