Nga zhgënjimi gjatë merkatos te shkëlqimi në start, Rrapaj merr Partizanin në “shpinë”

Arinaldo Rrapaj është njeriu i momentit në futbollin shqiptar. Gjatë gjithë verës vlonjati dhe agjentët e tij ishin në pritje të një transferimi jashtë vendit, që edhe pse ishte shumë pranë, nuk ndodhi.

Siç e kemi raportuar, Burgos ofroi 650 mijë euro, por në detajet e fundit gjithçka u kthye dhe operacioni i prish në mënyrë të befasishme. Për të riun ka pasur interes nga një sërë klubesh gjatë këtyre muajve, ku emri më i bujshëm mund të quhet Barcelona B, por Partizani ka vendosur të vijojë të respektojë kontratën që skadon në verën e vitit 2026.

NË FUSHË – Pavarësisht asaj që ndodhte në fushën e lojës, për Rrapajn duket se mbetet jashtë fushës dhe në lojë shkëlqen çdo ditë e më shumë. Pas largimit të një sërë senatorësh, vlonjati e ka vënë në “shpinë” ekipin dhe në çdo ndeshje po përpiqet ta nxjerrë nga situatat e vështira. Nuk ia doli kundër Vllaznisë, por ndryshe ndodhi në të tria ndeshjet pasardhëse. 23-vjeçari kundër Skënderbeut shënoi golin e parë në fitoren 2-1, por përveç kësaj, krijoi volum sa për dy lojtarë. E njëjta gjë edhe kundër Teutës, në një ndeshje ku vlonjati arriti të shënonte rrjetën e parë, për t’i hapur rrugën edhe golit të Mba. Për të mbërritur në sfidën me Dinamon, kur totalisht falë cilësive të tij arriti të shënojë një gol në minutat shtesë, që me pak kujdes do t’i jepnin skuadrës tri pikë shumë të rëndësishme në një derbi “të zjarrtë”.

TRANSFORMIMI – Në të gjithë sezonin e vjetshëm, 32 ndeshje në total në Kategorinë Superiore, Arinaldo Rrapaj shënoi vetëm dy gola, teksa dhuroi edhe tetë asiste. Kur janë luajtur vetëm katër ndeshje, Rrapaj tashmë e ka kaluar versionin e tij të vjetshëm dhe i ka hyrë një rruge, që mund të përfundojë me thyerjen e rekordit personal të gjashtë golave në sezon, i sigluar në dy edicione radhazi në periudhën 2021-2023.

Sa i përket lojës, Rrapaj ka fituar më shumë besim në vete sa i përket gjuajtjeve, por edhe po luan më pranë portës, i orientuar për të hyrë nga e majta drejt qendrës, siç erdhi edhe goli kundër Dinamos. Rrapaj, bashkë me Papën, janë lojtarët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore me nga 600 mijë euro, por për atë që po jep, vlonjati duket se po siglon sërish veten si më i miri në vend. Me këtë formë që po tregon, nuk do të ishte çudi që vlonjati t’ia prishë mendjen Silvinjos për një thirrje në Kombëtare në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

Arena e Lajmit

Nga zhgënjimi gjatë merkatos te shkëlqimi në start, Rrapaj merr Partizanin në “shpinë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook