Messi hedh pas shpine dëmtimin, ylli argjentinas rikthehet pas dy muajsh

Pritja merr fund. Pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për dy muaj, Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Inter Miamin. Lajmi është dhënë nga trajneri i klubit amerikan, Gerardo Martino.

“Pulce është mirë, ai u rikthye dje në stërvitje dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme” – tha tekniku.

Messi u lëndua teksa luante për Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës më 14 korrik. Rikuperimi i gjeniut të futbollit shkoi mjaft mirë, teksa u ndihmua edhe nga pushimi i ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës në vazhdim, çka i dha edhe më shumë kohë për t’u kthyer në kushtet e duhura fizike.

Messi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 13 asiste e në 12 ndeshje në MLS këtë sezon. Pavarësisht mungesës në gjysmën e ndeshjeve të kampionatit, ai është në top 3-lojtarët që ka dhënë pasin e fundit këtë sezon.

Arena e Lajmit

Messi hedh pas shpine dëmtimin, ylli argjentinas rikthehet pas dy muajsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook