Rreshjet e shiut i shëmbin çatinë e shtëpise, familja Selamaj në Dimal në qiell të hapur prej 3-ditësh, apel për ndihmë

Rreshjet e shiut, të rëna ditët e fundit, kanë shkatërruar banesën e Kujtim Selamaj,në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal.Kujtimi,71-vjeçar,së bashku me dy nipër dhe një mbesë, kanë ngelur tashmë pa strehë pasi shirat ja shkatërruar banesën ku ata jetonin. Kujtimi tregon se si arriti ta kuptoj që çatia po i shëmbej dhe se si nxorri me të shpejtë nga shtëpia dy nipërit dhe mbesën,të cilët ishin brenda në banesë.

71-vjeçari Kujtim Selamaj është gjyshi,i cili po rrit nipërit dhe mbesën e vetme me një pension prej 10.000lekesh (të reja),pension i cili nuk i mjafton as për ilaçe. Sikur të mos i mjaftonte varfëria dhe nipërit jetim,tashmë atij ju shëmb edhe banesa.
Shpëtuam pa u vrarë, shprehet Kujtimi. Isha ulur këtu,tregon ai me dorë brenda banesës së shembur,kur më ra tjegulla e parë mbi shpinë.

“Menjëherë ngrita dhe nxora nipërit dhe mbesën jashtë dhe sapo dolëm tek dera u shëmb çatia.Shpëtuam pa u lënduar.Unë vetëm krahët kam,e vetmja e ardhur imja është pencioni prej 10 mijë lekë”-,shprehet Kujtimi, duke bërë apel për ndihmë. “Dua të më rreglohet shtëpia,po jetojmë në qiell rë hapur në këto ditë shiu,me mushama.Dua një çati për fëmijët e vegjël”-, shprehet 71-vjeçari Kujtim Selamaj.

Burime nga bashkia Dimal bëjnë me dije se është mbledhur komisioni emergjencave dhe kanë vendosur për të ndihmuar familjen Selamaj, e cila ka tre ditë që jeton në qiell të hapur.

()

Arena e Lajmit

Rreshjet e shiut i shëmbin çatinë e shtëpise, familja Selamaj në Dimal në qiell të hapur prej 3-ditësh, apel për ndihmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook