Travis Scott publikon foton dhe dedikimin ‘e nxehtë’ për Kylie Jenner, por e fshiu brenda pak sekondash

Travis Scott i tregoi Kylie Jenner se sa shumë i vlerëson asetet e saj në një postim të rrallë në rrjetet sociale.

“Shawty throwing that ass down,” -shkroi reperi, 31 vjeç, në Instagram Story sipër një fotoje ku fokusonte të pasmet e partneres së tij, të cilën ai e shkrepi ndërsa ajo po gatuante.

Jenner, 24 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse që tregonin format e saj në foton që reperi e fshiu pas dita minutash.

Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” gjithashtu ndau një dedikim të ëmbël për krijuesin e hitit “Sicko Mode” në ‘Ditën e Baballarëve’ me një foto që e tregon atë të shtrirë në shtrat duke ngrënë me dy fëmijët e tyre në shtrat.

“Gëzuar ditën e babait babi, ne të duam 🤎”, ka shkruar Jenner në momentin e ëmbël, të cilit Scott iu përgjigj: “Ju dua.”

Në foto, Kylie mbuloi fytyrën e djalit të saj me një emoji zemre. Ajo dhe Travis nuk e kanë treguar ende atë publikisht dhe gjithashtu nuk e kanë zbuluar emrin e ri të djalit që kur e ndryshuan atë në fillim të këtij viti.

 

Travis Scott publikon foton dhe dedikimin ‘e nxehtë’ për Kylie Jenner, por e fshiu brenda pak sekondash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook