Tifozët zikaltër fillojnë të ëndërrojnë/ Zhang hap “thesin”! Lind Interi i ri me Dibalën, Asllanin dhe Zapatën

Interi i dehur nga suksesi në Kupën e Italisë përballë rivalëve të përjetshëm të Juventusit e di se duhet të kthjellohet për ndeshjen me Kaljarin, një hap thelbësor për një tjetër trofe që zikaltrit duan të mbërrijnë: Skudeton.

INTER

Por në shtëpinë zikaltër edhe pse lajtmotiv ka qenë t’i marrin gjërat me radhë dhe të mendojnë për të tashmen, kur jemi në fund të sezonit kryesia nuk mundet të mos mendojë për sezonin pasardhës.

E kur themi kryesia, këtë herë në skenë ka dalë vetë babai i presidentit Stiven Zhang, pronari i grupit “Suning”, Zhang Jindong, që, edhe pse virtualisht, u është bashkuar festimeve të Interit në “Olimpiko” pas triumfit në Kupë.

Nga dhomat e zhveshjes, Stiven me trofeun në dorë i rrethuar nga gjithë skuadra e ndan me babain e tij triumfin, një skenë që përveçse përcolli ndjeshmëri në dhomat e zhveshjes ishte përgjegjësia e të gjithëve ndaj numrit 1 absolut.

Ajo që filtron nga dhomat e zhveshjes, është se janë komunikuar edhe premtime për ta mbajtur Interin konkurrues në të gjitha kompeticionet.

DIBALA

REPARTI OFENSIV – Pavarësisht se pronarët premtuan një skuadër konkurruese, shitja e një lojtari të madh është e pashmangshme, ashtu si të gjithë në “Pinetina” e dinë mirë se afrimi i lojtarëve të rinj është një domosdoshmëri për të synuar nivelet e larta.

Për të balancuar të gjithën, një mjeshtër si Bepe Marota nuk do ta ketë të vështirë dhe projeksionet kanë filluar.

Qëndron apo jo Lautaro, Paulo Dibala është objektivi kryesor i zikaltërve, pasi një transferim me parametër zero është gjithmonë i mirëpritur në Milano.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, para Bolonja-Inter ka pasur një takim mes palëve, ku 28- vjeçarit i është kërkuar kohë për të sistemuar llogaritë, por i është premtuar që mes tyre shumë shpejt do të vijë akordi.

duvan zapata

Gjithsesi, tek Interi e dinë mirë se për sezonin e ardhshëm kanë nevojë për një qendërsulmues pasi Xheko me 36 vitet e tij nuk ofron garanci fizike.

Profili ideal është Duvan Zapata, kolumbiani i Atalantës që edhe verën e kaluar ishte parë si pasardhësi i Lukakut. 31- vjeçari ka në disavantazh moshën, por marrëdhëniet e mira me Atalantën mund të bëjnë që çmimi prej 35 milionë eurosh të ulet.

ZAPATA DIBALA ASLLANI

ASLLANI – Ndërkohë që është ideuar plani për sulmin, akoma ngelet për t’u përcaktuar mesfusha, aty ku Interi me largimin e mundshëm të Vidalit, duhet të gjejë patjetër një alternativë për Brozoviçin.

ASLLANI 1

Një lojtar i ri, i talentuar, që të garantojë të pak tën 12 paraqitje niveli si titullar, kanë bërë që emri i dakordësuar nga të gjithë drejtuesit të jetë Kristjan Asllani.

20-vjeçari nga Elbasani që ka treguar pjekuri përtej moshës në fushë, duke ndëshkuar edhe vetë zikaltrit, do të merrte vendin e Vesinos, për një moshë më të re dhe një rrogë më të vogël, pikësynimi i së ardhmes.

Një Inter më i ri dhe më pak i shtrenjtë është ideja e Zhangut për të ardhmen, gjithmonë me qëllimin për të synuar majat, dhe Dibala, Zapata e Asllani pritet të jenë gurët e themelit.

in

Përgatiti: NISLI GJINI


Loading…

Tifozët zikaltër fillojnë të ëndërrojnë/ Zhang hap “thesin”! Lind Interi i ri me Dibalën, Asllanin dhe Zapatën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook