Policia ndalon Saimir Kodrën, zbulohet arsyeja

Policia ka ndaluar Saimir Kodrën, duke e akuzuar për përdorim telefoni gjatë drejtimit të makinës. Në emisionin Stop ai shprehet se kur e pyetën për telefonin, ai u është përgjigur: “Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë”!

Sapo bëri thirrjen nga celulari i policit, Saimiri u shpreh në emisionin Stop se kuptoi që s’e kishte fare me vete, por e kishte harruar në shtëpi.

“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Çfarë ndodh që t’ua shpjegoj. Tek rrethrrotullimi, tek Kopshti Zoologjik për t’u futur në autostradë diku për nga TEG-u, pak më andej, nga ajo rruga e treta më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë telefoni. I thashë me jep telefonin tat ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë. I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi. Falenderoj policinë e qarkullimit që sot më kurseu rrugën mos të vija deri në Klan por u ktheva përnjëherë pastaj dhe u ktheva në shtëpi për ta marrë. Ma pa njëri në dorë celularin që nuk e kisha fare”, tha Kodra./tvklan.al

Policia ndalon Saimir Kodrën, zbulohet arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook