Vrasja e rojës në Fier/ Nga plagosja e 4 viteve më parë me thikë te dyshimet për tentativë grabitje, pistat ku po heton policia

Fier Vrasje Mbrostar

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 67-vjeçarin që u gjet sot i pajetë në një serë perimesh në fshatin Mbrostar Ura. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se para 4 vitesh, Petraq Gjika, vëllai i kryeplakut të këtij fshati ishte plagosur me thikë nga një person teksa ishte në një kafe.

Ngjarja asokohe ndodhi në 4 korrik të vitit 2018 në vendin e quajtur ‘Grecalli’. Gjatë atij episodi Gjika u plagos në bark dhe në fyt, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plagëve, ndërkohë që për krimin u arrestua një ditë më vonë Xhevat Bregun, banues në Mbrostar, i cili aktualisht po vuan dënimin në burg. Policia aktualisht po heton nëse ngjarja e sotme ka lidhje me plagosjen e 4 viteve më parë.

(Pamje nga ngjarja e asaj kohe)

Petraq Gjika 570x515
Petraq Gjika 570×515

Ndërkohë që grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Gjika mund të jetë përballur me një tentative grabitje të serës, ndërsa mund të jetë sulmuar për vdekje nga ndonjë hajdut.

Do të jenë pikërisht kamerat e sigurisë së objektit ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe mund të çojnë në identifikimin e autorit.

Arena e Lajmit

Vrasja e rojës në Fier/ Nga plagosja e 4 viteve më parë me thikë te dyshimet për tentativë grabitje, pistat ku po heton policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook