Nga Dako e Bushi te Ndoka, Salianji: Ja zyrtarët që kam denoncuar. E vërteta për audio-përgjimin e Geron Xhafajt

Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore mbi atë që njihet si dosja “Babale”, ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji tha se nuk ka asnjë provë që e implikon në atë që konsiderohet si inskenim i audio-përgjimit.

Gazetari Igli Çelmeta duke raportuar detaje për Arena e Lajmit lidhur me seancën gjyqësore, tha se deputeti Salianji ka përmendur të gjithë emrat e zyrtarëve të denoncuar prej tij që nga Vangjush Dako, Arben Ndoka, Pjerin Ndreu, Artur Bushi etj.

Në vijim, Salianji tha se denoncimet e tij janë provuar.

“Geron Xhafa ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain ministër të Brendshëm. Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam por nuk pati asnjë reagim

Në funksionin tim si deputet dhe sekretar kam bërë denoncime te ndryshme në lidhje me funksionarë te lartë, për Arben Ndoka, Agron Cara, Flamur Bibe, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Artur Hushi, Ervin Rroshi, Vangjush Dako, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe kështu me radhë.

Të gjitha këto çështjet kanë qenë të denoncuara prej meje dhe të cuara në gjykatë. Të gjitha çështjet që kanë pasur në çdo gjykatë janë fituar.

Në vitin 2017 kemi nisur një denoncim për ish ministrin e Brendshëm dhe deputetin e PS,  që kishte favorizuar  vëllain e tij me këto dy emra, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, dhe i qënka dëmtuar reputacioni.

Ne kemi nxjerrë dokumentin gjyqësor të gjykatës italiane ku kemi thënë ky njeri ka dënim, ndërkohë vëllai është ministër i Brendshëm”, tha Salianji.

Në vijim, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë lidhje me përgjimin e kryer, ndërsa theksoi se “gazetari thotë se e ka kryer ai, sikundër edhe Albert Veliu thotë e kam bërë unë”.

“Ku hyj unë këtu? Si hyj unë këtu? E para nuk ka kallëzim. Ç’është kjo vepër kallëzim publik?  Pa diskutim që unë këtë do e bëj 1000 herë dhe kur të dal nga kjo”, paralajmëroi Salianji.

Në vijim, deputeti demokrat tha se ka email-e që vërtetojnë që ne këtë audio përgjim e kemi patur në tetor 2017.

“Denoncimi është bërë në 4 maj 2018, në orën 11:00. Për tre ditë me radhë pati heshtje nga ministri, vëllai i tij dhe heshtje nga prokurorët.

Zero reagim. Nëse një njeri preket në mënyrë te padrejtë del dhe thotë nuk jam unë personi i denoncuar me zë.

Se ajo është me zë. Ky zotëri denoncohet në oren 11:00, dhe pavarësisht dënimit të tij me burg, shkon me influencën e vellait të tij dhe vetëdorëzohet. Prova që është ngritur e gjithë kjo “farsë” është zëri i Agron apo Geron Xhafës që ka ardhur me Usb, nga një avokat që tani mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Ndërkohë kur ka qenë në prokurori, e ka ndihmuar qe t’i shmanget dënimit. Ka një lidhje me shumë se klient-avokat.

Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurrë. Si e kam bërë unë nje kallëzim të rremë , kur ata thonë që e kanë bërë vetë.

Si ka mundesi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë kontakt.

Alizoti urdhëron drejtorin e policise së Fierit me sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve.

Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij. Të gjithë këta prokurorët dhe gjyqtarët janë të gjithë të shkarkuar, nga Kulluri te Osmani dhe Kol Hysenaj.

Artan Gjermeni ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane si “zar” dhe “ushtar” i bandës së Lushnjes. Ky është trafikant droge dhe mbron trafikantët. Jam unë këtu dhe nuk ka hetim për Fatmir Xhafën që e ka vëllain trafikant droge.

Unë dua ta rrëzoj qeverinë për ditë. Ca dmth kjo që unë jam kriminel? Si mund të gjendet një personazh që nuk e njeh njeri, se unë nuk e njoh Geron Xhafën.

Si iu shkon imagjinata që ne si PD apo unë, e kam gjetur me zë të ngjashëm, për t’i krijuar atij dëmtim”, vijoi Salianji.

Duke treguar detajet, deputeti i PD-së tha se gazetari thotë që unë e kam bërë përgjimin në datë tetor 2017.

“Ja ku janë qelizat telefonike, kanë qenë numrat e Jetmir Olldashit, Fredi Alizotit dhe Geron Xhafës në të njëjtën antenë telefonike.

Si ka mundësi që qelizat telefonike për të tre pulsojnë të lokali i Geron Xhafës.

Dhe këtë e kemi bërë me plan ne që ata duhet te shkojne aty?

Si e bëjmë ne këtë. Unë në jetën time nuk e kam parë kurrë Alizotin dhe Albert Veliun.

Alfred Alizoti thotë që Salianji na ka ofruar para dhe kemi takuar me të.  Si Albert Veliu,  si Alfred Alizoti kanë qenë ose në Vlorë ose në Fier.

Këta kanë ardhur dhe më kanë marrë mua në telefon për të më dhënë mua stilolapsin, apo çfarë i ka thënë imagjinata.

Cila është prova që më implikon mua? Që kam bërë denoncimin?

Në datë 18, ka 7 mesazhe të këmbyera mes meje dhe gazetarit. 5 sms të dërguara asnjë nga unë, por nga Olldashi dhe 2 të kthyera nga unë.  Sms e parë, 18.10 ka qenë nga Olldashi. Ai ka bërë investigimin me Albert Veliun. Ka pasur kërkesë dhe deklarim nga ministri i Brendshem që ka thënë se ky është komplot shtetëror. E dini pse? Sepse ka patur operacion për ta arrestuar atë në vend. Sepse kanë qenë te informuara të gjitha institucionet. Është dekonspiruar procesi.

Prokuroria kërkon me pak se çfarë jep gjykata. Nqs ka bërë krim dhe nqs e kam bërë une, do përballem me të. Nuk besoj që ka njeri që vjen këtu dhe nuk thotë jam i pafajshëm. Po ku është krimi im këtu? Ky është proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

Nga Dako e Bushi te Ndoka, Salianji: Ja zyrtarët që kam denoncuar. E vërteta për audio-përgjimin e Geron Xhafajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook