Lajm i trishtë për futbollin. Ish-futbollisti i Barcelonës B, Maksi Rolon ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare së bashku me vëllain e tij binjak Ariel, pasi u aksidentuan me një pemë me makinën e tyre.
Dy binjakët ndërruan jetë menjëherë pasi humbën kontrollin e makinës duke u aksidentuar me pasojë vdekjen.
Ngjarja ndodhi mes qytetit Pujato dhe Kasilda në një province të quajtur Santa Fe. Maksi Rolon ishte aktualisht futbollist i skuadrës nga Iraku, Al-Divanija.
Argjentinasi ka dalë nga akademia e Barcelonës duke luajtue me ekipin B në sezonin 2014/2015.
– Arena e Lajmit
Loading…