Chelsea regjistron fitoren e dytë radhazi në Premier League. Blutë e Londrës fituan 0-3 në një fushë shumë të vështirë si ajo e West Ham.
Të besuarit e trajnerit Maresca e nisën “zjarr” ndeshjen, duke kaluar në epërsi me Jackson që në minutën e katërt. Po sulmuesi senegalez, dyfishoi shifrat në minutën e 18-të. Në pjesën e dytë, mjaftoi një gol i Palmer dhe menaxhimi i rezultatit për të arkëtuar 3 pikë me vlerë.
Chelsea synon që në këtë sezon të renditet mes katër skuadrave më të mira të kampionatit. Në krahun tjetër, West Ham do kënaqej me një vend në Europë.
(J.S/)