Festa e Këngës Shqiptare/ Gjergj Leka, tregon momentet e vështira: Pas kuintave bëhet një punë kolosale, kur zuri stuhia…

Kompozitori Gjergj Leka në në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa ka folur për festën e këngës shqiptare me të cilin ai shprehet se bëhet një punë kolosale.

Leka tregoi edhe një moment të vështirë kur gjatë festivalit për pak minuta pati një stuhi, kompozitori rrëfen se në mes të skenës kishte lënë pianon e tij vetëm me një mbulesë.

Më tej Leka thotë se piano nuk pësoi asnjë defekt, teksa rrëfen edhe muajt të cilët ai ka qenë i angazhuar që festivali të dalë sa më i bukur dhe pa defekte.

”Çudia më e madhe këtë vit ishte që të rinjtë ishim më profesionit se profesionistët, por unë lodhem shumë me atë festival sepse merrem thuajse 7 muaj.

Që tek lajmërimet, shpjegimet, përkthimet e është një punë kolosale që nuk duket.

Kur ra shi nuk më kishte ndodhur kurrë dhe frika nuk ishte, por problemi i strukturës së gjithë asaj gjësë që kisha ndërtuar e milionat që ishin futur aty.

Unë kisha lënë pianon më mes të skenës vetëm me një mbulesë, dhe ajo piano nuk pati asnjë defekt pavarësisht gjithë rrebeshit.

Unë do nisesha nga kritikat, sepse nuk pyes kurrë ata që thonë gjithmonë mirë ajo që ndodhi këtë vit ishte që nuk pati asnjë defekt kështu që edhe në montazh hoqa fjalë të miat që zgjatesha por ka diçka që mendoj që suksesi i çdo festivali është brumi, pra materiali që ti ke.

Si psh, Zhulajan, Suadela Balliu pra pati emra profesionistësh që arritën të performojnë dhe realizojnë gjëra të bukura.

Ndaj unë jam përpjekur që të kem parasysh fjalën, që edhe njerëzit të mendohen pak jo vetëm të argëtohen”, thotë Leka.

()

Arena e Lajmit

Festa e Këngës Shqiptare/ Gjergj Leka, tregon momentet e vështira: Pas kuintave bëhet një punë kolosale, kur zuri stuhia…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook