Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e OKB në Nju Jork, në Samitin për të Ardhmen. Rama tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës dhe tolerancës në mes të trazirave kudo në botë.
Rama ndër të tjera foli edhe për kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet.
Edi Rama: Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje mund të themi sinqerisht se popujt e botës besojnë në një të ardhme më të mirë. Dyshoj për këtë. Duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Duhet të kemi kurajon të pranojmë që veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që i shërbejmë. OKB nuk ka përmbushur shpresat e ‘Ne’ dhe frikat për të ardhmen rriten kudo ndërsa kriza pas krizë rriten mbi ne. Midis kësaj trazire kemi çuar dëm mundësinë. Si t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është thyer.
Që fuqia mund të zgjidh vërtet sfidat që po shfaqen si të dëshmojnë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se veprimet destruktive të kombeve individuale por e vetmja rrugë shpëtimi. Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm që shkatërrohen nga veprimet e kombeve. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Kombet e bashkuar janë themeluar 8 dekada më parë.
Ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarërsisht pozitës gjeografike. Sfidat tona janë të ndërlidhura tërësisht. Nëse nuk përballemi me veprim shumëpalësh do dështojmë. Veprimi shumëpalësh nevojë. Janë të skajshme dhe për tu përballur. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen. Angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Fjalët qëllimmirë duhet të kthehen në vepra të përbashkëta.
Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese.’
(Arena e Lajmit)