Sonte në Bushat në derën e shtëpisë së Filip Dodajt është vendosur tritol. Si pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Filip Dodaj, në një intervistë për gazetarin e Arena e Lajmit Senad Nikshiqi tha se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se arsyet e ngjarjes janë mister. Ai tha se ka parë në kamera gjithçka dhe se aty duket një person me maskë.
Flet Filip Dodaj që iu vendos tritoli: Nuk kam konflikte. Një person i maskuar duket ne kamera që vjen dhe hedh lëndën plasëse. Nuk kam dyshime. Jam punëtor, ndërsa fëmijët i kam jashtë Shqipërisë, nuk e kam idenë se kush mund të jetë.
(Arena e Lajmit)