Tentoi të kaloj në Morinë me drogë të fshehur në makinë/ Policia arreston 30-vjeçarin nga Kosova

Morinë/Kishte fshehur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në automjet, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M. 30 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Tentoi të kaloj në Morinë me drogë të fshehur në makinë/ Policia arreston 30-vjeçarin nga Kosova

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook