“Po ndjekim me vëmendje situatën”, Forza Italia shpreh shqetësimin për arrestimin e Berishës

Forza Italia ka shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë një aktiviteti për hapjen e degëve të reja të kësaj partie në Parma, deputetet e Forza Italia, Erica Mazzetti dhe Rosaria Tassinari, theksuan shqetësimet e tyre për situatën e ish-presidentit shqiptar, i cili është në arrest shtëpie prej disa muajsh.

“Ne po ndjekim me vëmendje dhe shpresojmë për përparimin e popullit shqiptar drejt një ekonomie të fortë dhe liberale, si dhe mbështesim përpjekjet e tij për të luftuar korrupsionin dhe drejtësinë e keqe,” u shprehën ato.

“Dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë më të thellë për situatën e ish-presidentit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për një rast të dyshuar korrupsioni që daton vite më parë. Fatkeqësisht, as demokracitë më të forta nuk janë të imune ndaj praktikave joliberale, të cilat duhet të luftohen”, theksuan deputetet italiane.

Mazzetti dhe Tassinari nënvizuan lidhjet e ngushta mes Forza Italia dhe PD, si dashuria për lirinë dhe besimi në demokraci. “Të dy vendet tona kanë një lidhje të fortë, veçanërisht në lidhje me marrjen e shtetësisë, falë punës dhe studimeve,” shtuan ato.

Në ditën e diel, PD hapi degën e saj në Parma si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku për herë të parë do të votojnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit. Organizimi i kësaj ngjarjeje u mbikëqyr nga kryetari i PD, Bardhok Doda, që është gjithashtu koordinator i Forza Italia në Itali, dhe nënkryetari Dritan Beqiri.

Arena e Lajmit

“Po ndjekim me vëmendje situatën”, Forza Italia shpreh shqetësimin për arrestimin e Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook