“Nëse dalin të parët do të jetë e vështirë për ndjekësit”, ish tekniku i kombëtares Edi Reja “skanon” Napolin e Contes në nisje të sezonit

Në Itali janë të bindur: Napoli këtë sezon mund të tentojë të rikthejë “tricolor-in” e famshëm sërish në jug të Italisë. Pas suksesit të dy sezoneve më parë, kur në drejtimin e Luciano Spalletit, Napoli dominoi sezonin në Serie A duke fituar me meritë titullin e 3 kampion në histori, mediat në Apenine duke parë edhe nisjen e sezonit nga ekipet e tjera pretendente, kanë dalë në konkluzionin se ekipi i Contes qëndron në “pole position” për realizuar objektivin titull.

Në fakt arsyet që të çojnë në këtë përfundim janë disa, duke nisur nga Antoni Conte, një trajner fitues që e njeh shumë mirë kampionatin italian, tek fakti që Napoli ndryshe nga “bigët” e tjerë nuk luan në kompetiiconet evropiane e do të ketë 7 ditë kohë për të përgatitur çdo ndeshje të kampionatit, apo edhe për faktin se merkatoja e skuadrës napoletane ka qenë e goditur të paktën nga sa kanë shprehur deri tani, me lojtarë si David Neres apo Mc Tominay. Napoli do të ketë në favor edhe kalendarin teksa në muajin tetor do të ketë 4 sfida të lehta në letër ndaj kundërshtarëve si Monza, Como, Empoli dhe Leçe, ndaj mundësia për të thelluar shkëputjen nga ndjekësit ekziston.

I këtij mendimi është edhe ish tekniku i Napolit dhe kombëtares tonë Edy Reja, i cili në një intervistë të dhënë për mediat në vendin fqinj në lidhje me sezonin që sapo ka nisur në Serie A u shpreh: Napoli këtë sezon më pëlqen. Në sfidën ndaj Juves skuadra e Conte mu duk më mirë taktikisht. Mc Tominay është një blerje e madhe. Nëse Napoli do të fitojëvendin e parë në renditje në javët në vijim do të jetë shumë e vështirë për ndjekësit më pas, për ta mbërritur. Me një trajner si Conte nuk bëhet shaka, ai kërkon gjithmonë në çdo ndeshje maksimumin nga lojtarët e tij, pavarësisht se kë kundërshtar kanë përballë”, përfundoi Reja.

Arena e Lajmit

“Nëse dalin të parët do të jetë e vështirë për ndjekësit”, ish tekniku i kombëtares Edi Reja “skanon” Napolin e Contes në nisje të sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook