“Trisha”/ Shisnin kanabis në Tiranë. Arrestohet 26-vjeçari, e pësojnë dhe dy të tjerë (Emri)

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Trisha”, duke arrestuar një person dhe proceduar dy të tjerë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se në pranga ka rënë shtetasi Hajredin Hasa. Të dyshuarit shpërndanin kanabisin kryesisht pranë rrugës “Petro Nini Luarasi”.

“Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Trisha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trisha”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H.  Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Trisha”/ Shisnin kanabis në Tiranë. Arrestohet 26-vjeçari, e pësojnë dhe dy të tjerë (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook