Pas kërkesës së familjarëve të Egli Progës për ndryshimin e prokurores së çështjes, News24 mëson se pas largimit të prokurores Vasjana Postoli, çështjen po e heton vetë drejtuesja e prokurorisë Korçës, prokurorja Dhorina Theodhori.
Prokurorja Postoli ndryshoi akuzën për të dyshuarin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Për vrasjen e Egli Progës Denis Meçe është në burg, ndërsa tre personat e tjerë Leonidha Guçe, Arjan Manellari dhe Voltan Shkulaku janë me masë detyrim paraqitjeje për veprën penale “moskallëzim krimi”.