Përplasja mes deputetëve në Kuvend, SPAK pushon çështjen/ Çfarë treguan pamjet filmike dhe…

SPAK ka pushuar hetimin lidhur me një incident të ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë ku u përfshinë socialisti Vullnet Sinaj dhe demokrati Bledion Nallbani.

Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur për Arena e Lajmit, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga SPAK se çështja është pushuar nga prokurori Elvin Gokaj, i cili nisi hetimet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Në dokumentin zyrtar thuhet se referuar hetimit, informacionet e referuara për kryerjen e kësaj vepre penale nuk bazohen në fakte dhe prova.

“Nuk ekziston asnjë element me vlerë provuese që të provojë ekzistencën e veprës penale”, thuhet në dokument.

Ffee76aa 6a66 4b68 8001 4d4d574922de
Ffee76aa 6a66 4b68 8001 4d4d574922de

Të dy deputetët nuk kanë pranuar të pajisen me me vendime ekspertimi nga mjeku ligjor, duke pohuar se nuk kanë dëmtime fizike.

Në dokumentin zyrtar, të siguruar nga gazetari Çelmeta, thuhet se janë kqyrur pamjet filmike, në të cilat nuk janë evidentuar goditje mes deputetëve, ndërsa e gjithë skena e përplasjes duket se ka zgjatur vetëm 8 sekonda.

“Deputeti Nallbati ka shtrirë dorën e djathtë te vendi i deputetit Sinajj duke marrë diçka nga tavolina e tij. Sinajj është ngritur në këmbë dhe ka shtrënguar duart me deputetin demokrat, më pas Sinajj vendos duart në pjesën e përparme të gjoksit të deputetit Nallbati dhe e shtyn, ndërsa ky i fundit ka tentuar ta godasë duke bërë një lëvizje të krahut, por pa e arritur…”, thuhet në dokument.

F0fc3285 286c 46ee B6d9 B1479ce83071
F0fc3285 286c 46ee B6d9 B1479ce83071

Deputetët Sinaj dhe Nallbati u përfshinë në përplasje mes tyre gjatë periudhës së tensioneve në sallën e Kuvendit, ku opozita pretendonte se po i dhunoheshin të drejtat e saj, ndërsa seancat plenare zgjasnin pak minuta, për shkak të tensioneve.

Arena e Lajmit

Përplasja mes deputetëve në Kuvend, SPAK pushon çështjen/ Çfarë treguan pamjet filmike dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook