Ismajli-Ramadani “TOP”, dyshja në formacionin më të mirë pas 5 javëve të para të Serie A

Site i njohur italian Tuttomercatoweb ka publikuar ditën e sotme 11 lojtarët më të mirë si dhe ata që kanë bërë më pak mirë, pas 5 javëve të para në Serie A.

Ky formacion është bërë duke marrë parasysh mesataren e notave që kanë marrë këto lojtarë në këto 5 ndeshje të para të kampionatit. Ajo që bie në sy është prezenca e futbollistëve shqiptarë në të dyja këto formacione.

Kështu në Formacionin Top, të lojtarëve që kanë patur vlerësimet më të larta pas 5 javëve të para në Serie A, bie në sy prezenca e dyshes së kombëtares shqiptare Ardian Ismajlit në mbrojtje dhe Ylber Ramadani. Të dy futbollistët e kanë nisur shumë mirë sezonin, duke marrë gjithmonë vlerësime të larta e duke qenë të pazëvendësueshëm në formacionet e skuadrave të tyre, respektivisht Empolit dhe Leçes.  Suprizë në këtë 11-she mund të quhet prezenca e tre futbollistëve të Parmës, Bernabe, Bonny dhe Denis Man. Ndërkohë Dimarco dhe Pulisiç janë futbollistët e vetëm që deri tani kanë ruajtur pritshmëritë.

Ndërkohë në formacionin Flop të futbollistëve që nuk kanë bërë mirë në këto ndeshje të para të sezonit të ri të Serie A, bie në sy dominimi i lojtarëve të Atalantës, me plotë 3 futbollistë, ku fatkeqësisht është edhe emri i kapitenit të përfaqësues tonë Berat Gjimshiti. Jo vetëm Gjimshiti, po në tërësi i gjithë ekipi zikaltër i Gasperinit nuk i ka bërë sezonit nisjen e duhur, teksa pas humbjes ndaj Comos në shtëpi ka mbetur me vetëm 6 pikë në mesin e tabelës së renditjes. Një tjetër emër që pritej të bënte shumë mirë këtë sezon, ishte ai i Andrea Colpanit, i blerë nga skuadra e Fiorentinës këtë verë, pas dy sezoneve shumë pozitive tek Monza, por që ende duket se nuk është ambjentuar si duhet në Firenze.

Top 5 Giornate
 
Flop
 
Arena e Lajmit

Ismajli-Ramadani “TOP”, dyshja në formacionin më të mirë pas 5 javëve të para të Serie A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook