PS votoi kundër dërgimit të mandatit të Xhaçkës në GJK, Berisha: Kushtetuesja nuk njohu grupin e 1/5 të deputetëve për t’u ankuar, ndër gabimet më të mëdha të shtetit shqiptar

Kreu i PD Sali Berisha mbajti fjalën e tij përpara gazetarëve, ku dhe iu përgjigj pyetjeve të mediave.

Gazetari i News 24 Osman Stafa e pyeti Berishën se përse opozita nuk ka reaguar ashpër në lidhje me faktin se PS votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Berisha tha se Kushtetuesja nuk ka njohur grupin e 1/5 të deputetëve për t’u ankuar, duke thënë se ky ka qenë ndër gabimet më të mëdha të shtetit shqiptar.

Osman Stafa: Ju thoni që SPAK ka shpifur ndaj jush, ka proces politik, madje keni mbajtur protesta për këtë. Po nga ana tjetër, PD ka ndezur dhe zjarr në parlament, që edhe të njiheshin si opozitë, kur Kuvendi nuk ishte shprehur për këtë. PS tani votoi kundër një vendimi të GJK për mandatin e Olta Xhaçkës. Si ka mundësi që PD për këtë rast nuk e ngre këtë çështje?

Sali Berisha: Ne e kemi denoncuar këtë akt antikushtetues. Gjykata Kushtetuese, në kundërshtim me Kushtetutën, vendosi të mos njohë grupin e 1/5 të deputetëve si grup me të drejtë kushtetuese për t’u ankuar pranë kësaj gjykate. Ky është një nga gabimet më të mëdha të shtetit shqiptar. Opozitës iu hoq një e drejtë që njihet në të gjithë botën demokratike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

PS votoi kundër dërgimit të mandatit të Xhaçkës në GJK, Berisha: Kushtetuesja nuk njohu grupin e 1/5 të deputetëve për t’u ankuar, ndër gabimet më të mëdha të shtetit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook