Tirana bëhet pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve

Bashkia e Tiranës është bërë pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qendrueshëm të Qyteteve në Nju Jork, i cili koordinohet nga kryebashkiaket e Parisit dhe Rio de Janeiro dhe drejtohet nga ekonomisti i njohur amerikan, Jeffrey Sachs. Ky panel ka për qëllim zhvillimin e mekanizmave inovativë dhe reformave politike për të siguruar akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm.

Në këtë iniciativë, e cila është një përgjigje ndaj sfidave globale si ndryshimet klimatike dhe varfëria, Tirana do të angazhohet në Task Force 2 për krijimin e fondeve të reja dhe mbështetje institucionale. Punimet e Komisionit do të zhvillohen të planifikuara gjatë ngjarjeve ndërkombëtare si UN Climate Week në Nju Jork dhe COP28 në Dubai.

Ky angazhim përfaqëson një mundësi të re për Tiranën për të kontribuar në diskutimet globale mbi financimin e infrastrukturës që është rezistente ndaj klimës. Ky është një hap i rëndësishëm për Tiranën, duke theksuar nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse dhe efikase për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Tirana bëhet pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook