Një operacion antidrogë ndërkombëtar është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se ditën e djeshme dh mëngjesin e sotëm me vendim gjykate janë ushtruar kontrolle në Manzë, në disa banesa e ambiente.
Deri më tani raportohet se operacioni është duke u zhvilluar ne bashkëpunim me autoritetet italiane për ekzekutimin e disa masave te prera nga Gjykata e Posaçme.
Hetimi është kryer nga SPAK, teksa ky i fundit pritet që të ketë edhe një njoftim zyrtar.