Mega operacioni ndërkombëtar me 61 urdhër-arreste/ Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri njihen sot me masën e sigurisë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg caktuar nga drejtësia italiane, e cila firmosi 61 urdhër-arreste nga të cilët 17 janë shqiptar, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali. Ndonëse SPAK është përfshirë në operacionit, çështja do ndiqet sa iu takon vendimit mbi ekstradimin ose jo, nga gjykatat e rretheve, në rastin konkret nga Gjykata e Durrësit e cila ka juridiksion mbi zonën ku kanë ndodhur arrestimet (Manëz). Maloku e Kaçurri pritet të dalin pra togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë, e më tej procedurat e ekstradimit drejt vendit fqinj.

Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera, ku në kuadër të këtij operacioni u prangosën dy shtetasut e mësipërm, pjesëtarë të grupit kriminal, që operonte në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Operacioni u shtri në Shqipëri, Itali, Poloni e Zvicër. Në vendin tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale

Të dyshuarit, ku autoritetet italiane përmendin se Shqipëria shërbente si një bazë e rëndësishme e organizimit të trafikut, pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi në tërësi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Anëtarët e organizatës kriminale akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

Arena e Lajmit

Mega operacioni ndërkombëtar me 61 urdhër-arreste/ Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri njihen sot me masën e sigurisë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook