Sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani po luan sezonin e parë të Sparta e Pragës, ku në 2 ndeshje ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 1 asist. Në një intervistë të dhënë për faqen e klubit, Rrahmani ka folur për ambientin dhe aspektin personal.
“Është shumë mirë këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e ekipit dhe të jem këtu. Po luaj në një qytet të bukur, në garë të nivelit të lartë dhe i rrethuar nga një ekip vërtet i mirë. Nuk shkoj shumë në qytet, por përfundimisht më ka lënë përshtypje të mira deri më tani.
Duhet të keni qasjen e duhur dhe të përfitoni nga secila mundësi që paraqitet, jo vetëm në ndeshje. Një rast i mirë mund të vijë një apo dy herë në ndeshje, kështu që duhet ta bësh më të mirën për të shënuar”.
“Mendoj se mentaliteti është pika ime e fortë. Fakti se provoj të shënoj në secilin shans që fitoj në stërvitje është dëshmi për këtë” – tha ai.
(J.S/)