Apeli la në fuqi dënimin për Ervin Salianjin, Paloka: Jemi në diktaturë! Rama jep mesazhin se “ju kam në dorë”

Sot Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për dënimin e deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka. Ky i fundit në një intervistë në News 24 shprehet se tashmë u konfirmua se jemi në diktaturë. Sipas tij, Rama jep sot mesazhin se “ju kam në dorë”.

Edi Paloka: Ne tashmë jemi në diktaturë dhe kjo u konfirmua sot. Vendimi është marrë me kohë për çështjen e Ervin Salianjit. Sot është dhënë një mesazh për të gjithë. Rama thotë mesazhin se “unë iu kam në dorë”, kontrollon drejtësinë, mos hapni gojën, se do përfundoni në qelitë e burgut. Ky është mesazhi i qartë për këdo nga ne.

Vëllai i Fatmir Xhafajt është në burg. E zëmë se e gjitha është false. Deputeti ka bërë denoncim publik dhe për këtë është dënuar me burg, edhe Apeli e ka konfirmuar. Ndërsa, ne kemi parë dhe kriminelë që Apeli ka qenë më i butë. tashmë jemi në diktaturë. Fatmir Xhafaj duhet të ishte jashtë parlamentit, por drejton Komision në parlament për reformën në drejtësi dhe në sy të ndërkombëtarëve.

Arena e Lajmit

Apeli la në fuqi dënimin për Ervin Salianjin, Paloka: Jemi në diktaturë! Rama jep mesazhin se “ju kam në dorë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook