Miralem Pjanic është lojtar i CSKA-së së Moskës. Lajmi është bërë i ditur për tifozët, nga kanalet zyrtare të klubit rus.
“Është zyrtare: Miralem Pjanic është lojtar i PFC CSKA!” – shkruan klubi. Mesfushori boshnjak ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe për një tjetër.
34-vjeçari, gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Lyon, Roma, Juventus, Barcelona dhe Besiktas. Së fundmi, ai u aktivizua në Emiratet e Bashkuara Arabe, për Al Sharjah.
(J.S/)