Apeli dënoi Salianjin, Kryemadhi: Burgosja për mbrojtjen e interesit publik s’ka vend në demokraci

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për deputetin demokrat Ervin Salianji ditën e sotme.

Kryemadhi u shpreh se absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike.

Ajo nënvizoi se “burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci”.

“Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime”, u shpreh Kryemadhi.

Arena e Lajmit

Apeli dënoi Salianjin, Kryemadhi: Burgosja për mbrojtjen e interesit publik s’ka vend në demokraci

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook