Nedim Bajrami protagonist. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka realizuar golin e parë me fanellën e Rangers. Bajrami shënoi në portën e Malmos në Suedi, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Ai shfrytëzoi në maksimum një asist të Dessers (Minuta e parë), duke dërguar topin në rrjetë.
25-vjeçari kuqezi vendosi t’i bashkohej Rangers, pasi Sassuolo ra në Serie B. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në Zvicër për Grasshopers dhe Empoli.
(J.S/)