Vendimi i Apelit për Salianjin, Kryesia e PD do miratojë strategjinë opozitare/ Çfarë pritet të vendoset

Një mbledhje e Kryesisë së PD-së zhvillohet mbrëmjen e sotme në selinë e kësaj partie, pas vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burgim deputetin Ervin Salianji.

Mbledhja e Kryesisë është thirrur nga Grupi Parlamentar për marrjen e një vendimi lidhur me atë se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen nga opozita pas këtij vendimi.

Gazetari i News24 Osman Stafa, referuar burimeve nga PD, tha se pritet një aksion i fortë opozitar, jo vetëm në sallën e Kuvendit, por edhe në terren.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së do të nisë në orën 20:00 ku fillimisht do të ketë një fjalë nga kreu demokrat Sali Berisha, që do të komunikojë përmes “Skype” me anëtarët e Kryesisë, dhe më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura.

Kryesia pritet të miratojë hapat që do të ndjekë opozita, ndërsa gjatë ditës së premte pritet një mbledhje e Grupit Parlamentar të PD-së, që pritet të përcaktojë edhe strategjinë e opozitës në Kuvend, bazuar në vendimet që do të merren në Kryesinë e PD-së.

Gjatë pasdites së sotme mes Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe Kryeministrit Edi Rama janë shkëmbyer debate të forta në distancë, si dhe akuza dhe kundërakuza, ndërsa gjithçka nisi pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi deputetin Salianji.

Arena e Lajmit

Vendimi i Apelit për Salianjin, Kryesia e PD do miratojë strategjinë opozitare/ Çfarë pritet të vendoset

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook