Analisti Dritan Hila në emisionin “Open” në News24 tha se deputeti Ervin Salianji dënohet për një makinacion lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt.
Hila tha se Salianji është dënuar për kombinacionin, pra për atë personin që çoi atje, që i propozonte vëllait të ish-ministrit, që të bënin trafik. “Babalja i famshëm shkon edhe i propozon hajde bëjmë një trafik të ri. Vëllai i ministrit nuk pranoi, dhe pastaj vazhdon makinacioni. Pra z. Salianji dënohet për makinacionin, jo për faktin se ka denoncuar dënimin në Itali të vëllait të ish-ministrit”, tha Hila.
Ai tha se deputeti Salianji u dënua për një vepër ordinere. “Kjo gjykatëse që dënoi sot Salianjin, i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës. Unë nuk e di sa njerëz do të dalin në protestë për Salianjin, kur ai mori hunjtë në 8 janar kundër demokratëve”, tha Hila.
Në replikë me të, Alfred Lela i tha “atë gjakun e kanë falur demokratët, s’po të kërkon njeri ty që ta falësh”.