Humbi kontaktet me familjarët dy javë më parë/ Zhduket në Parkun Kombëtar të Shebenikut turisti i huaj, vijojnë kërkimet me grupe kontrolli dhe dron

Mark Joris, 72 vjeç ,një turist i huaj me shtetësi belge ka humbur kontaktet me familjen e tij që nga data 13 shtator 2024. Alarmin për zhdukjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij të cilët ishin së bashku në një udhëtim turistik në malet e Shqipërisë.

Sipas të afërmve të tij ai është nisur nga Peshkopia përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut drejt Jabllanicës (Kallkanit) dhe ka humbur prej 13 Shtatorit çdo kontakt, ditë kjo me mot me stuhi dhe breshër.

Sipas informacioneve të besueshme turisti i huaj ka qenë si vizitor në 13 Shtator në “Stanet e Hinoskës” dhe prej andej nuk ka më informacione të sigurta për rrugëtimin e mëtejshëm të tij, ndërkohë që në 17 Shtator turisti belg duhet të fluturonte nga Rinasi drejt Brukselit.

Mark Joris sipas vajzës së tij mendohet që të jetë nisur drejt Kallkanit në Parkun Kombëtar të Shebenikut me qëllim ndjekjen e shtegut ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me destinacion Ohrin dhe Parkun e Pelisterit në shtetin fqinj.

E bija e tij, Tina Joris se bashku me stafin e ADZM, Elbasan dhe grupin e shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit prej ditës së djeshme po zhvillojnë operacione kërkimi të përbashkëta në parkun Kombëtar të Shebenikut përgjatë gjithë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan dhe një pjesë e stafit të tij ditën e sotme së bashku me disa efektivë të Komisariatit të Policisë së Librazhdit janë mobilizuar me grupe kontrolli me dron përgjatë kufirit Shqipëri-Maqedoni e Veriut si edhe në të gjitha shtigjet e masiveve pyjore Peshkopi-Librazhd.

Capture
Capture

()

Arena e Lajmit

Humbi kontaktet me familjarët dy javë më parë/ Zhduket në Parkun Kombëtar të Shebenikut turisti i huaj, vijojnë kërkimet me grupe kontrolli dhe dron

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook