“Asnjë pozicion i sigurtë”, mediat në Itali ngrejnë pikëpyetje për Inzaghin dhe kritikojnë Lautaron

Inter nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo nuk ka nevojë të thuhet. Humbja në derbin e fundjavës së shkuar, i dha një goditje të fortë kampionëve të Italisë. Kjo është edhe nisja më e dobët e skuadrës zikaltër sa kohë në drejtimin e stolit është ulur Simone Inzaghi. 7 pikë më pak se sa e njëjta periudhë një sezon më parë, janë vërtet shumë për një skuadër e cila shihet si kandidatja kryesore për ta fituar skudeton sërish edhe këtë vit.

Rezultatet jo të mira, kanë padyshim disa përgjegjës, ku më kryesori është ai: Simeone Inzaghi. Tekniku i Interit ka përfunduar në bandën e të akuzuarëve, sidomos për zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë në derbi, të cilat nuk funksionuan. “La Gazzeta Dello Sport” madje ditën e sotme, guxon shumë teksa hapet me titullin kryesor: “Niente posto fisso”, e përkthyer “Asnjë pozicion i sigurtë” dhe në sfond është portreti i teknikur ziklatër, për të treguar se ndryshimi duhet të nis që këtë fundjavë ndaj Udineses, pasi një tjetër hap fals, do të ishte si një “tërmet” për kampionët e sidomos për Inzaghin.

Jo më pak i kritikuar është Lautaro Martinez. Ende asnjë gol këtë sezon, për ish golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar në Serie A. Kapiteni argjentinas është i lodhur, duket qartësisht që po kalon ndoshta momentin më të keq në karrierën e tij, gjë të cilën e pohoi edhe vetë në një lidhje direkte në të cilën bashkëbisedoi me ish bomberin zikaltër BoboVierin. Corriere dello Sport madje thekson se lautaro mund të ulet në stol për sfidën e së shtunës ndaj udinese në Friuli, duke parë rerndimentin e tij jo të duhur për të luajtur një 90 minutësh.

Nga Inter priten përgjigje. Sfida ndaj Udineses duhet fituar për të shmangur një mini krizë rezultatesh, që me kalimin e kohës mund të marrë të tjera përmasa në shtëpinë zikaltër.

La Gazzeta
 
Corriere
 
Arena e Lajmit

“Asnjë pozicion i sigurtë”, mediat në Itali ngrejnë pikëpyetje për Inzaghin dhe kritikojnë Lautaron

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook