Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga nga Policia këtë të premte.
Sipas një komunikate nga Policia, K.A., 39 vjeç rezulton banues në fshatin Luar, Roskovec.
Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë:
Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin K. A., 39 vjeç, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
()